Lipjan: Me karrige dhe banka festohet përfundimin i gjysëmvjetorit (VIDEO)

Kështu e festojnë nxënësit e shkollave të mesme në Lipjan përfundimin e gjysmëvjetorit.

Disa nxënësit të shkollave të mesme në Lipjan janë gëzuar për përfundimin e mësimit për këtë vit, por kësaj radhe në një mënyrë të veçantë duke hedhur karriget për muri dhe duke dëmtuar ato.

Videoja është regjistruar sot në një shkollë të mesme në Lipjan ku disa nxënës vandalë gjejnë këtë mënyrë jonjerëzore për të festuar përfundimin e gjysëmvjetorit.

Karriget dhe bankat e shkollës goditen nga distanca duke dëmtuar ato dhe murin e shkollës. Raste të ngjashme në shkollat e Kosovës fatkeqësisht janë të shpeshta.

LipjaniNews ka kontaktuar Drejtorin e Arsimit në Lipjan për këtë por kjo ka qenë e pa mundur.
Semir Gashi, Drejtor i Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan tha për LipjaniNews se sipas asaj se qfarë ka parë kjo nuk është bërë në shkollën e mesme “Ulpiana”.
“Sipas kësaj që po shohë nuk është në Gjimnaz, edhe nuk kanë uniforma shkollës tonë”, tha Gashi. /LipjaniNews.com

https://www.youtube.com/watch?v=4HvzcPcB6cQ

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme