Haradinaj kërkon ndihmën e Zaevit për policët e zhdukur në Lepenc

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë në vendin e ngjarjes, në Hanë të Elezit, ku dy policë janë aksidentuar dhe ende nuk janë gjetur.

Ai ka kërkuar ndihmën e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev që të ndihmojë në kërkimin e tyre në Lepenc në pjesën e Maqedonisë.

“U bë edhe dita e dytë që nga aksidenti i djeshëm që dy policë janë të humbur dhe njësitet e policisë, FSK-së dhe të gjithë janë në kërkim. Edhe dy kilometra të lumit janë të pa kontrolluara por do të lind nevoja që të bëhet kërkimi edhe në Maqedoni. Do ta lus Zaevin për ndihmë në pjesën e Maqedonisë. Do t’i qëndrojmë afër kolegëve të policëve, familjeve dhe shpresoj që do të na befasojë një lajm i mirë por po shihet një gjendje e rëndë. Të dy zyrtarët policorë kanë qenë në detyrë dhe kanë qenë duke u kthyer’, ka thënë Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme