Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka dalë në përkrahje të forcave të Policisë së Kosovës.
Ai përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” u ka dhënë kurajo djemve dhe vajzave të forcave të sigurisë kosovare të cilët janë dërguar para pak minutave në Veri të Mitrovicës.
“Është momenti i fundit që të tregojmë se jemi shtet. Me ju djelmosha.”, ka shkruar Haradinaj.