Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, i ka reaguar ashpër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, rreth një shkrimi të tij për Gjykatën Speciale.
I pari i Kuvendit ka thënë se Specialja është gjëja më e dëmshme për Kosovën, por që ajo nuk do të mund të zhbëhet.
E me këtë s’po pajtohet Nasim Haradinaj. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, plot me gabime drejtshkrimore, ai ka thënë se Specialja do të zhbëhet në seancat e ardhshme të Kuvendit.