Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinhaj, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk varet nga demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.
“Nesër Qeveria e voton komisionin për demarkacion. Që nesër fillojmë me punë për të gjetur fakte se opsioni i tashëm është gabim. Kjo temë nuk po rrinë në sirtar”, ka thënë ai.
“Brukseli e vlerëson se kjo temw është në proces dhe nuk do të lidhet afati i kësaj teme me afatin e liberalizimit. Nuk duhet të lidhet Demarkacioni me Vizat”.
“Pse i dhash kaq peshë rendit dhe ligjit? Sepse është kriteri më kryesor për liberalizimin e vizave’, shtoi Haradinaj.
Kështu ka thënë Haradinaj para të pranishmëve dhe mediave në hapjen e fushatës zgjedhore në Prishtinë.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/haradinaj-liberalizimi-i-vizave-nuk-varet-nga-demarkacioni-437388/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright