Haradinaj: Ligji për Trepçën të mos anashkalojë minatorët

Në një konferencë të përbashkët shtypi, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i Nismas Fatmir Limaj kanë shpaluar pikëpamjet e veta për zhvillimet në vend.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, në një konferencë shtypi sot ka adresuar shumë kritika ndaj Qeverisë aktuale dhe qeverisjes së saj, raporton KTV.

Ai ka thënë se Qeveria nuk duhet të vazhdojë me eksperimente, por ajo duhet të drejtohet kah rendi dhe ligji, lufta kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik.

“Shumë projekte kanë dështuar sepse është kërkuar nga investitorët përqindje për pushtetarët. Ligji për Trepçën nuk mundet ta anashkalojë kontributin e minatorëve”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka kërkuar ndërprerjen e dialogut me Serbinë, i cili, sipas tij, qe është improvizim për interesat e Thaçit e Mustafës.
Haradinaj ka kërkuar që të formohen sa më shpejt Forcat e Armatosura të vendit.

E lideri i Nisma Fatmir Limaj ka thënë se ndryshimi i projektligjit për Trepçën është meritë e opozitës e ka shtuar se por ne do të kemi edhe amendamentet tona.
“Kosova ka mbetur peng i dy ose tre njerëzve dhe fati i vendit lidhet me fatin e tyre. Është koha që kjo të ndryshoj”, ka thënë Limaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme