Haradinaj mbyll debatin: Kam kërkuar vendosjen e flamurit të Kosovës në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot në mbledhjen e qeverisë se ka kërkuar që flamuri i Kosovës të vendoset në Prishtinë.

“Nuk ka shqiptar qe nuk e don flamurin kombëtar, por 17 shkurti i dedikohet Kosovës”, tha Haradinaj, raporton lajmi.net.

Megjithatë mbetet ende e paqartë se në cilin rreth do të valojë flamuri i Kosovës, në atë që aktualisht është flamuri kuqezi, apo në rrethin tjetër afër që çon në drejtim të Veternikut.

Lajmi.net ka raportuar sot gjatë ditës se kryeministri Haradinaj ka autorizuar ministrin e Administratës Publike, Mahir Jagxhillar për vendosjen e flamurit tek po i njëjti rreth ku është i vendosur edhe ai i Shqipërisë.

Sipas burimeve, vendosja e flamurit do të bëhet gjatë ditës së sotme, ndërkaq që ende nuk dihet për një orë të saktë. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme