Haradinaj: Miqësia mes Kosovës dhe Malit të Zi do të jetë shembull për rajonin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet dy shteteve si dhe për zhvillimet aktuale politike në rajon.
me shtetërore nga Kryeministri Haradinaj, të dy kryeministrat zhvilluan një takim, ku të pranishëm ishin një pjesë e kabinetit qeveritar të dy shteteve, përveç tjerash u theksua roli bashkëpunues dhe perspektiva euroatlantike e Republikës së Kosovës dhe e Malit të Zi.

Të dy kryeministrat theksuan gatishmërinë që marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen për perspektivën euroatlantike dhe fuqizimin e zhvillimit ekonomik të të dy vendeve.

Po ashtu kryeministrat u zotuan se do të gjendet një zgjidhje e shpejt dhe e përshtatshme për çështjen e demarkacionit.

Pas takimit, kryeministri Haradinaj dhe kryeministri Markoviq, mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Fjala e plotë e kryeministrit Haradinaj në konferencë:

Sot, Qeveria e Kosovës, unë si kryeministër dhe populli i Kosovës, e kemi nder të veçantë sepse e kemi vizitën e parë, që është edhe historike, të kryeministrit të Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, me një delegacion të qeverisë, vizitë kjo që dëshmon se populli i Malit të Zi dhe populli i Kosovës, janë jo vetëm fqinj, por janë popuj që e duan njëri-tjetrin dhe që dëshirojnë të rrugëtojnë bashkë në perspektivën evropiane dhe euroatlantike.

Këto marrëdhënie të mira që tanimë i konfirmon kjo vizitë dhe të gjitha zhvillimet e ndërsjella ndërmjet dy vendeve në periudhën që vjen, jam thellë i bindur që do të jenë shembull i mirë për marrëdhëniet ndërmjet të gjithë neve në rajon.

I nderuar kryeministër ju falënderoj për ardhjen tuaj, është nder për popullin e Kosovës, për mua dhe për institucionet e Kosovës, njëkohësisht ju shpreh premtimin tim dhe të popullit të Kosovës, që të punojmë së bashku në perspektivën tonë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy popujve, por poashtu edhe në perspektivën tonë në integrimet euroatlantike. Faleminderit!

Fjala e plotë e kryeministrit Markoviq në konferencë:

Është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua që të jem sot në Prishtinë dhe të kem mundësinë që në emër të Qeverisë së Malit të Zi të konfirmoj fuqimisht miqësinë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe dedikimin tonë që tash marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe bilaterale t’i avancojmë në të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kemi ardhur në një vizitë miqësore tek një fqinj i mirë dhe dëshirojmë që në të ardhmen të mbështesim Kosovën në rrugëtimin e saj të integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Mali i Zi, si anëtar i NATO-s dhe një shtet që ka avancuar mjaftë në negociatat me BE-në, dëshiron që t’i ndajë eksperiencat me ju dhe Qeverinë tuaj dhe kjo eksperiencë t’i kontribuojë një zhvillimi më të shpejtë të integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Gjithashtu, dëshirojmë që me Kosovën të zhvillojmë edhe bashkëpunimin e mirë ekonomik dhe për këtë biseduam sot në takim, me kryeministrin Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij, që marrëdhëniet e mira ndërshtetërore dhe fqinjësore, t’i zhvillojmë edhe me një bashkëpunim të mirë ekonomik të të dyja vendeve, sepse qytetarët e tanë meritojnë të jetojnë më mirë.

Edhe Kosova edhe Mali i Zi kanë resurse të pamohueshme zhvillimore, andaj jemi të gatshëm që të bëjmë çdo gjë që potencialet tona t’i vendosim në funksion të zhvillimit të vendeve tona dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Andaj kam propozuar që shumë shpejt të arrijmë një bashkëpunim ndërmjet dy Odave Ekonomike, pastaj që ministritë e linjës të nënshkruajnë marrëveshjet e duhura për marrëdhëniet ekonomike dhe posaçërisht të merremi me zhvillimin e infrastrukturës, si bazë kyçe për një zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe vende të reja të punës, si në Kosovë ashtu edhe në Mal të Zi.

Cilësia e infrastrukturës që lidh Kosovën dhe Malin e Zi është e pakënaqshme. Ne në Mal të Zi dëshirojmë të japim një shtytje të fuqishme në avancimin e infrastrukturës, e cila do t’i përafrojë qytetarët tanë, që të bëjë të mundshme që të vijmë më lehtë njëri tek tjetri, që potencialet tona, vlerat, kulturat, t’i bëjmë të çasshme njëri për tjetrin, por gjithashtu edhe të ngrisim ekonominë tonë në një nivel më të lartë. Pra, projektet infrastrukturore do të jenë në majën e agjendës ekonomike të Qeverive.

Kur është fjala për bashkëpunim me Kosovën, nga ana tjetër kam hapur edhe një çështje tjetër të rëndësishme. Dua ta falënderoj kryeministrin për mbështetjen, kur flasim për pakicën malazeze në Kosovë. Besoj që së shpejti do të kemi një pozitë kushtetuese për komunitetin malazez, megjithatë në veçanti dua t’ju falënderohem që ju dhe Qeveria juaj keni miratuar Strategjinë, e cila mundëson një riintegrim më të mirë dhe më cilësor të komunitetit malazez në jetën shoqërore të Kosovës dhe kjo Strategji do të mundësojë miratimin e planit kombëtar, i cili do të jetë një masë e duhur për komunitetin malazez në Kosovë, që të arrijnë të drejtat e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës dhe kohezionin shoqëror dhe ekonomik.

Pra, ne me Kosovën nuk kemi probleme. Kemi disa çështje të hapura, për të cilat diskutuam sot dhe besoj se në kohën në vazhdim në interesin e përbashkët dhe miqësisë dhe të nevojave të qytetarëve të dy shteteve, të gjejmë një përgjigje cilësore edhe për këto çështje të hapura.

Ju dëshiroj gjithë të mirat. I dëshiroj Kosovës një avancim dhe zhvillim gjithëpërfshirës dhe të shpejtë, integrime evropiane dhe euroatlantike. Ne, jemi këtu për t’iu mbështetur, për të qenë pranë jush, në arritjen e aspiratave tuaja dhe besoj se të gjitha këto do të kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm të dy shteteve tona, por edhe të qytetarëve tanë. Kam nderin që të jem kryeministri i parë që pas pavarësisë viziton vendin tuaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme