Haradinaj: Nëse na njeh Serbia, sot e heqim taksën

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në një vizitë pune tek ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Pas takimit, të dy kanë mbajtur një konferencë për media, raporton lajmi.net.

Aty Haradinaj ka folur edhe për mundësinë e heqjes së taksës, si dhe deklaratat e presidentit Thaçi lidhur me këtë.

“Taksa është vendim i Qeverisë dhe është një vendim legjitim,për të cilin janë informuar të gjitha Qeveritë e vendeve tjera. Nëse na njeh Serbia sot e heqim”, ka thënë ai.

Tutje, Haradinaj ka folur edhe për grevën e minatorëve të Trepçës për të cilën ka thënë se kërkesat e punëtorëve janë të drejta dhe se kjo punë do të rregullohet.

“Trepca ka qenë peng i Kosovës dhe situatës politike. Mendoj që jemi afër ta zhbllokojmë komplet këtë peng.  Mendoj që do ta gjejmë zgjidhjen bashkë sepse minatorët kanë të drejtë në kërkesat e tyre”, ka thënë ai.

Duke komentuar deklaratat e presidentit Thaçi për taksën dhënë për Washington Post, Haradinaj ka thënë se të njëjtën nuk e ka parë dhe rrjedhimisht nuk do ta komentojë.

Siç tha ai, Qeveria i ka përgjegjësitë e veta.

“Për presidentin më keni zënë ngusht sepse nuk i kam parë intervistat, nuk i kam përcjellur. Institucioni i presidentit është institucion i presidentit dhe Qeveria  i ka përgjegjësitë e veta”, ka thënë ai.

Kujtojmë, se presidenti Thaçi për Ëashington Post kishte thënë se Kosova është e gatshme ta shqyrtojë vendimin për taksën nëse asaj i tregohet një rrugë e qartë për marrëveshjen me Serbinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme