Haradinaj nga Franca: Nuk mund të na merr askush më të drejtën tonë, e as Serbia

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka qenë e lehtë për të qëndrimi i tij i kufizuar në Francë.
Ai ka falënderuar 600 profesorë që kanë nënshkruar duke kërkuar lirimin e Haradinajt, dhe po ashtu i ka bërë thirrje Serbisë që ta kapërcejë hasmirinë dhe mos të kërkojë t’iu merret e drejta shqiptarëve.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar bashkëkombës të mi,

Nuk ka qenë aspak e lehtë kjo kohë e qëndrimit tim të kufizuar në Francë, kjo për shkak të sulmeve që Serbia vazhdon t’ia bëjë Kosovës dhe mua individualisht. Por Kosova dhe unë, kemi pasur sfida edhe më të rënda dhe i kemi kapërcyer me dinjitet, dhe unë jam i bindur se do ta tejkalojmë edhe këtë të fundit, sepse jemi në të drejtën tonë.

Me këtë rast shpreh mirënjohjen time të thellë, për qëndrimin tuaj dinjitoz dhe për mbështetjen e madhe për mua, qoftë këtu në Francë, qoftë gjithandej ku ka shqiptarë.

U ndjeva mirë që sot mbi 600 profesorë dhe intelektualë të Kosovës, me nënshkrimet e tyre janë vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur parimin universal të drejtësisë.

Gjithë këtë mbështetje e konsideroj, mbështetje për drejtësi, mbështetje për normalitet dhe mbështetje për vlera të reja, pa të cilat Ballkani nuk mund të bëhet pjesë e Evropës së Bashkuar.

Është e habitshme se si Serbia nuk e hapë një kapitull të ri të marrëdhënieve me shqiptarët në Ballkan, por me çdo kusht provon t’i ringjallë hasmëritë dhe konfliktet e vjetra!

Shqiptarët janë në të drejtën e tyre dhe nuk mund të merret më prej tyre, për kurrfarë interesash.

Përzemërsisht,

Juaji Ramush Haradinaj

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme