Haradinja ka zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të KEK-ut, Arben Gjuka dhe zyrtarë të tjerë të kësaj ndërmarrje, shkruan Ekonomia Online.
Në këtë takimi ishte i shoqëruara nga ministra të kabinetit, ministrin për Kthim dhe Komunitet, Dalibor Jevtiq, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe atë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.
Pas takimit ai ka paralajmëruara një takim me banorët e Shipitullës e Hades në ora 8 në mbrëmje sa i përket shpronësimeve në këtë pjesë.
Haradinaj ka thënë se nëse në një afat të caktuar nuk gjendet një zgjidhje për banorët e këtij fshati, dikush duhet të jap përgjegjësi, duke filluar nga vetë ai.
Ai tha se nuk guxon që të rrezikohet prodhimi i energjisë dhe se çështja e shpronësimeve është zvarritur pa nevojë.
“Kjo është një qeveri e re, do të funksionojë ndryshe, nëse në afat të caktuar zgjidhja nuk gjendet dikush do të jap llogari, duke filluar prej nesh, unë jap llogari”.
Sa i përket rritjes së pagave për punëtorët e KEK ai ka thënë se kjo duhet të bëhet, por aktualisht është duke u marrë me prodhimin e energjisë.
Pas vizitës në KEK, Haradinaj do të zhvilloj një vizitë edhe në komunën e Obiliqit.