Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin francez, Didier Chabert si dhe atë gjerman Christian Heldt.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka thënë se temë diskutimi e ktij takimi ishte edhe takimi tjetër i Parisit, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, njohja reciproke me Serbinë duhet të bëhet vetëm me kufijtë ekzistues.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Në takim pune me ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt, shkëmbyem pikëpamje për momentumin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Poashtu, diskutuam për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar qasjen konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.