Haradinaj nuk beson se Franca do ta ekstradojë në Beograd për gjykim

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është “persekutim politik” forma e urdhërarrestit nga Serbia që po e mban atë në Francë që nga janari.

Në një intervistë të tij me AFP-në, Haradinaj tha se është “tronditur” me faktin se Franca ka vepruar në përputhje me urdhërarrestin e lëshuar nga Beogradi në vitin 2004, edhe pse ai ka qenë i pastruar për krime lufte nga OKB-ja që atëherë.

“Ky është persekutim, një përndjekje politike për shkak të qëndrimit tim për një Kosovë të pavarur”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se kërkesa për ekstradimin e tij është e pabazuar.

Haradinaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u gjykua dhe u shpall i pafajshëm në vitin 2008 dhe 2012, nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, pas akuzave për krime lufte nga viti 1998.

Por, tani Serbia po e ndjek me akuza të veçanta kundër dhunës së civilëve serbë në Kosovë, në qershor të vitit 1999.

“Jam duke e humbur mundësinë për udhëheqje të opozitës. Të gjithë po bëjnë fushatë në Kosovës përveç meje”, tha kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai tha se zgjedhjet legjislative mund të mbahen në qershor, por Qeveria ka refuzuar të marrë në konsideratë një votim të hershëm dhe nuk është caktuar ende data.

Nën qeverisjen e Thaçit, Kosova ka nisur bisedimet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, veprim të cilin e kundërshton Haradinaj ndërsa Serbinë e akuzon për ngritje tensionesh në Kosovë për arsye të veta politike dhe ka bërë thirrje për një “kornizë të re, me qëllime të qarta”, transmeton Koha.net.

“Kosova dëshiron njohje, reciprocitet. Nuk mund të vazhdojmë të dialogojmë me paqartësi”, ka thënë ai, duke aluduar në refuzimin e Beogradit që të njohë Kosovën shtet të pavarur.

Haradinaj tha se dyshon që Franca do të vendos për ekstradim të tij të enjten, duke thënë se kjo procedurë mund të zgjas “dy apo më shumë javë” – por nuk mendon se gjykata do të vendos ta dërgojë atë në Beograd për gjykim.

“Unë jam shpallur i pafajshëm nga gjykata ndërkombëtare. Kam rastisur të vizitojë disa vende evropiane… dhe në SHBA. Askush nuk e ka respektuar këtë urdhër[arrest]”, shtoi Haradinaj.

Kujtojmë se seanca ndaj Ramush Haradinajt pritet të mbahet këtë të enjte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme