Haradinaj; Nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjes Jashari!

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili vazhdon të qëndrojë në Francë, pas një urdhërarresti të lëshuar nga shteti serb ka përkujtuar familjen Jashari duke ka theksuar se nuk ka ditë më të shënuar se dita e sotme.

Haradinaj ka shtuar se nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e familjes Jashari. Lideri i AAK-së ka thënë se të gjithë të gjallët janë të vegël përpara heroizmit të luftëtarëve të lirisë, të prirë nga Adem Jashari, të cilët sot pushojnë në varrezat e Kompleksit Memorial në Prekaz.

Ky është postimi i plotë:

Nuk ka ditë më të shënuar se sa dita e sotme! Nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjës Jashari! Të gjithë të gjallët janë të vegjel përpara heroizmit të luftetarëve të lirisë, të prirë nga Adem Jashari, të cilët sot pushojnë në varrezat e Kompleksit Memorial në Prekaz.  Ne u jemi borxhli të rënëve të lirisë, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej! Ndjenja qenka edhe më e fortë, kur ngjarjet e tilla i kujton larg atdheut. Lavdi e përjetshme veprës heroike të tyre! RH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme