Haradinaj: Nuk kam qare pa i dalë haku Gjakovës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka qëndruar sot për vizitë në Gjakovë. Në njoftimin e tij në Facebook ai ka thënë se me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, do të fokusohen në ngritjen e cilësisë në arsim dhe shëndetësi.

Haradinaj thotë se ‘nuk ka qare pa i dalë haku Gjakovës’

Postimi i plotë;

Qeveria do të jetë partner i ngushtë me të gjitha komunat e Kosovës. Për t’i koordinuar punët Qeveri-Komunë, sot, qëndrova në Gjakovë dhe u zotova se, së bashku, do t’i përmbushim synimet e këtij qyteti.

Autorruga Gjakovë-Klinë, zona industriale, Kampusi Universitar dhe stadioni janë vetëm disa nga projektet që do të kenë mbështetje të pa kusht nga Qeveria e Kosovës.

Me kryetarin, Ardian Gjini, do të fokusohemi në vazhdimësi, në ngritjen e cilësisë në arsim dhe në shëndetësi.

Nuk kam qare pa i dalë haku këtij vendi!

RH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme