Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media nuk ka dashur t’i komentojë deklarimet e zëvendëskryeministrit në detyrë, Enver Hoxhaj i cili ka thënë se ekziston rreziku për tërheqjen e 10 njohjeve të shtetit të Kosovës.
Haradinaj tha se nuk komenton çdo deklaratë e aq më pak të atyre që kërkojnë vota.
“Jemi në zgjedhje dhe nuk mund ta komentoj çdo deklaratë që shkojnë me kërkuar vota”, tha ai.
Sipas tij Serbia me aleatët e saj ka punuar me disa vende të largëta nga Kosova për tërheqje të njohjeve nga Kosova por që edhe Kosova me disa aleatë të saj ka punuar në drejtim të planit të jashtëm ndërkombëtar.
Ai ka komentuar edhe shkarkimin e këshilltarit të sigurisë kombëtare të ShBA-ve John Bolton, duke thënë se ai ishte lidhja në mes Kosovës me Amerikën dhe se sipas tij sugjerimet kanë shkuar nga Ballkani të gabuara dhe se Amerika e mbron Kosovën.