Haradinaj nuk pret aktakuzë nga Specialja

Më shpejt sesa që pritej dy figura të rëndësishme nga skena politike e Kosovës dhe ish-komandantë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Jakup Krasniqi, janë intervistuar të mërkurën paradite nga ajo që në Kosovë njihet si Gjykata Speciale, e cila e ka emërtimin formal si “Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

Ky emërtim qëndron tash i shkruar në tri gjuhë në ndërtesën ku deri vonë ishte Europoli, dhe tash një pjesë i është dhënë edhe kësaj gjykate, që është krijuar për të hetuar krimet e dyshuara të përmendura në Raportin e Dick Martyit, që ishte miratuar edhe si raport i Këshillit të Evropës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe Ramush Haradinaj, që është kryeministër në dorëheqje ose kryeministër i dorëhequr, edhe Jakup Krasniqi thanë se me ardhjen në Hagë dhe me pranimin që të intervistohen kanë kryer një obligim ligjor, konform ligjeve.

Përderisa Krasniqi nuk tha asgjë tjetër, pos që ka kryer obligimin, dhe falënderoi gazetarët që prisnin prononcime, Ramush Haradinaj ishte më i gatshëm për të folur pas intervistimit nga Prokuroria e Gjykatës.

Ai foli edhe për intervistimin nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit, por edhe për proceset politike në Kosovë, të cilat morën një dinamikë të re pas dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit, pikërisht për shkak të ftesës që kishte marrë për të dëshmuar në Gjykatën Speciale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme