Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka qëndruar një javë ditë me pushime në Zvicër por vetëm katër ditë, teksa ka refuzuar të tregojë nëse ka qëndruar në hotelin luksoz “Carlton” të qendrës turistike Saint Moritz në Zvicër.
Haradinaj ka deklaruar se ka paguar vetëm shtatë mijë euro për pushimet e tij dhe familjes së tij në Saint Moritz.
“Tre netë kam qëndruar, katër ditë i bie por kam paguar shtatë mijë euro”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë me Radio Televizionin 21.
I pyetur se a ka qëndruar në hotelin luksoz “Carlton” në Saint Moritz, Haradinaj ka refuzuar të përgjigjet. Ka thënë se nuk dëshiron të flas më shumë.
“Ma anej nuk shkoj. Por kam qenë në Zvicër. Shkoj rregullisht çdo vit se kam jetu atje nja 10 vjet e njoh vendin. E vërteta është se kam pagu 7 mijë euro. Mu ka dok shtrejt por qato i kam pagu”, u shpreh Haradinaj.