Haradinaj optimist se procesi i shpronësimit në Shipitullë e Hade do përmbyllet me sukses

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe sot vazhdoi takimet zyrtare.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ai ka pritur përfaqësuesit e banorëve të fshatit Hade, me të cilët bisedoi për të parë nga afër zbatimin e marrëveshjes që e kishte arritur në fillim të mandatit të tij si kryeministër, transmeton Koha.net.

Haradinaj edhe një herë shprehu përkushtimin e tij, që “procesi i shpronësimeve dhe kompensimit në Shipitullë dhe Hade të përmbyllet me sukses të plotë”.

Përfaqësuesit e banorëve të Hades e kanë përgëzuar kryeministrin për rëndësinë që po i jep këtij procesi të interesit të përgjithshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme