Haradinaj: Pacolli po fshihet, nuk ka vetëbesim

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për kontaktet e tij me udhëheqësin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Haradinaj, kandidat për kryeministër të vendit nga koalicioni ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, AAK’së dhe Nismës për Kosovën, ka thënë se te Pacolli po sheh një hezitim për të vepruar.

“Jam pak i habitur nga ky hezitim”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova, duke folur për mosgatishmërinë e AKR’së për bisedime me të.

“Kur isha në VLAN u pëlqeja, i njëjti Ramush jam edhe sot, nuk kam ndryshuar”, është shprehur Haradinaj.

“Kushdo që vjen, le të vijë për hatër të vetvetes, për hatër të Kosovës”, ka thënë i pari i AAK’së.

Ai ka theksuar se oferta që i ka bërë Pacollit dhe AKR’së për bashkëpunim në qeverisjen e vendit është serioze, raporton Gazeta Express.

Por, Haradinaj ka bërë të ditur se “ka vështirësi në komunikim me Pacollin”. Ai ka thënë se është “i habitur” nga sjelljet e kreut të AKR’së.

Shefi i AAK’së ka vlerësuar se Pacolli dhe AKR “po e përdorin një taktikë të fshehjes”.

Haradinaj ka thënë se dyshon se Pacolli dhe njerëzit e tij të afërt kanë “mosbesim në vetvete”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme