Sela i përgjigjet Gruevskit: Sukseset tona do ti ndjekësh nga Shutka

LR-PDSH përmes një komunikate i është përgjigjur kryetarit të VMRO-DPMNE-së, duke ia kumtuar lajmin se veten do ta gjejë në Shutkë.

“Personi që realizoi skenarin e dhunshëm të 27 Prillit, tani prej opozite po mundohet të gjoja të prish punë dhe të provokojë politikisht kryetarin e Lëvizjes për Reforma.

Po ia bëjmë të qartë këtij personi, se qëndrimin e Lëvizjes për Reforma dhe Ziadin Selës në qeveri nuk mund as ta diktojë e as ta vendosë ai. Ndërsa e kundërta ishte me të. Ishte Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptarët, ata që e larguan Gruevskin dhe partinë e tij nga qeveria, është Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptarët faktori kryesor që Gruevski nuk është sot Kryeministër. Dhimbja është e madhe për ju. “, thekson LR-PDSH.

Nga kjo parti thonë se Gruevski akoma nuk mund ta përtypë humbjen dhe rënien nga “froni”.

“Po ju tregojmë edhe diçka. Ligji për Gjuhën Shqipe do të kalojë, ndërsa juve ju ftojmë të vendojmë bast për fitoren e radhës, për shpejtë kohë të Ziadin Selës dhe Lëvizjes për Reforma, të cilën ju dhe klani juaj do ta ndiqni nga Shutka, ku do të përfundoni së shpejti.”, thekson partia e Selës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme