Haradinaj paralajmëron Ramën: E kam kursyer, por ka edhe më shumë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e nisi duke komentuar padinë ndaj tij.

Haradinaj tha se Rama ka mbajtur qëndrim pro ndarjes së Kosovës.

Nuk kursehem ndaj zotit Rama, por kursehem ndaj bashkëkombasve. Angazhimi i Ramës për ndarjen e Kosovës është tepër i pakuptimtë dhe i padrejtë. Ka mbajtur qëndrim pro kësaj teme në vazhdimësi derisa ministri i tij i jashtëm u dorëzua nga kjo temë dhe iku. Është një veprim shumë i dëmshëm për Kosovën. Nga zori jam detyruar t’i dal kundër. Jam i habitur me qasjen e tij, me mobilizimin e resurseve rreth tij, nga mediat deri te lobime jashtë vendit. Me këtë ndarje ne humbasim Trepçën me vlerë 10 miliardë euro. Epiqendra e ndarjes së Kosovës është Trepça. Ne mbeteshim pa Trepçën, vetëm përfitimi është 10 miliardë euro, pa llogaritur punësimin e përfitime të tjera”, tha Haradinaj.

Pasi e njoh kush është dhe kam lexuar për të, nuk mërzitem”, tha Haradinaj për padinë e Ramës.

E di kush e ka shtyrë për të bërë padinë, i qëndroj atyre që kam thënë”, tha Haradinaj.

E kam kursyer kombin, jo individin, ka edhe më shumë”, paralajmëroi kryeministri në detyrë i Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme