Haradinaj paralajmëron takim me SBASHK-un rreth kërkesave që e shtyri mësimdhënësit në grevë

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhme do të takohet me përfaqësuesit e SBASHK-ut për trajtimin e kërkesave që i shtyri mësimdhënësit sot të mbajnë grevë në orën e parë të mësimit.

“Duke marrë parasysh sakrificën e të gjitha segmenteve të shoqërisë sonë, Qeveria e Kosovës ishte dhe mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të lirisë. Tashmë një pjesë e këtyre kategorive kanë mbështetjen e plotë ligjore”, ka shkruar Haradinaj.

“Në këtë frymë të përkushtimit, njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka poashtu një rëndësi të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e rezistencës sonë”, ka shkruar ai.

“Gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe bashkërisht me ta do të punojmë në trajtimin e kërkesave me qëllim të realizimit të tyre, por edhe në përmbushjen e obligimeve tona si shtet”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme