Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se përkujtimi për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit, do të mbetet përgjithmonë.
Ai ka deklaruar se në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, do të jemi bashkë në çdo kohë.
Postimi i plotë:
Sot shënon 15 vjet nga sulmet terroriste ndaj ShBA-ve.
Koha ecën shpejt por dhimbja dhe përkujtimi për viktimat e pafajshme të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 ndaj ShBA-ve do të mbetet gjithmonë.
Edhe në këtë ditë si gjithnjë ne i përkujtojmë të gjithë viktimat e këtij sulmi terrorist, dhe e ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave, mbarë popullin amerikan, si dhe me institucionet e shtetit të ShBA-ve.
Në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë jemi bashkë, në çdo kohë!