Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur me nderime të veçanta në vizitën që tashmë ka filluar në Tiranë, nën intonimin e himnit kombëtar shqiptar, raporton zeri.info.
Pritja madhështore është bërë pak para se të fillojë takimi, i cili do të mbahet prapa dyerve të mbyllura.
Pas këtij takimi, Haradinaj e Rama do të mbajnë konferencë për media në orën 11:30./Zeri