A mund të vazhdojë Qeveria e Kosovës të mbajë mbledhje? Kjo ka qenë pyetja që ka përplasur kryetarin e AAK’së Ramush Haradinajn me partnerët e tij që deri tash kanë qenë në qeveri.
Një show i vërtetë ka ndodhur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku mbledhja qesharake e thirrur nga kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj, kishte pika të rendit të ditës ku duhej të merreshin edhe vendime.
Për këtë, Ramush Haradinaj dëshiron ta çojë veten në Gjykatë Kushtetuese.
“Jam i detyrumë me ju detyru Gjykatës Kushtetuese. Nëse keni mënyra qysh me dalë prej kësaj gjendje, unë jam i detyrumë me iu drejtu Kushtetueses”, ka thënë Haradinaj,
Ndaj kësaj, ka ndërhyrë zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e PDK’së Enver Hoxhaj i cili ka thënë se para se Qeveria të dërgohet në Kushtetuese, partnerët e koalicionit do të duhej të takoheshin mes vete.
“Për pa e pasë një komunikim me partnerët e koalicionit, mendoj që jemi anëtarë të këtij kabineti qeveritar, Nuk po e shoh këtu as zotin Limaj as zotin Pacolli, as zotin Veseli. Një komunikim politik, po shoh se do të ishte zgjidhje më e mirë për gjykatën kushtetuese. Një mbledhje e radhës ne mund të mbajmë .Nuk mendoj se ne duhet të marrim vendim edhe me cu veten për gjykatën kushtetuese . Mendoj se duhet të kemi racionalitet politik me qëllim që mos ta bllokojmë vendin. Kolegët, nuk mund të sjellin më lista për rendin e ditës për borde c’borde, pronësime shpronësime si ka pasë deri më tash”, ka thënë Hoxhaj, përcjell Periskopi.
E ndaj kësaj, ka ndërhyrë Haradinaj:
“Edhe nëse një marrëveshje politike me limajn veselin, unë s’kam marrëveshje me gj kushtetuese. Do të jem i detyrymë qartësimin ligjor me ba prej institucionit përkatës. Nëse doni e lamë pa epilog këtë diskutim nëse odni I japim një epilog”, ka thënë Haradinaj.
Më pas kanë marrë fjalën ministrat Abelard Tahiri dhe Bedri Hamza.
“Viti 2019 nuk ka qenë vit i parapamë për zgjedhje, rrjedhimisht nuk kemi buxhet për organizim zgjedhor”, ka thënë Tahiri.
Por Haradinaj tha se ai tutet se mund të bie ndesh me ligjin nëse nuk kryen detyrat që i ka.
“Është një rrezik që nëse ne nuk takohemi edhe nuk i kryjmë disa punë, përgjegjësia bie mbi mu, në këto rrethana jam i detyrumë me iu drejtu Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Haradinaj.
Më pas, fjalën e mori ministri Bedri Hamza.
“Nuk ka fonde për organizimin e zgjedhjeve sepse ky nuk ka qenë vit zgjedhor.
Është një fond brenda Ministrisë ku janë mjetet që sipas ligjit munden me u bartë të një organziatë tjetër zgjedhore. Mendoj që do të ishte mirë një takim i partnerëve të koalicionit”, ka thënë Hamza.
Sërish ka ndërhyrë Hoxhaj:
“Nuk jam i mendimit që duhet të lëvizim me një hap tjetër të ndërlikimit”, ka thënë Hoxhaj.
Por Haradinaj ka këmbëngulur se ai do ta marrë një mendim ligjor.
Edhe ministri Uran Ismaili ka folur lidhur me këtë kërkesë të Haradinajt:
“Realisht ka një paqartësi të madhe rreth asaj se qysh me ecë përpara dhe pasojat e veprimeve që mund të bëhen sot. Nëse kemi një insistim për me kërku një opinion të Gjykatës Kushtetuese, duhet të kemi parasysh se cfarë efekti duhet të krijohet”, ka thënë Ismaili.