Haradinaj: S’do të ndalemi deri të gjejmë eshtrat e secilit njeri të vrarë në luftë

Kryeministri Haradinaj ka kujtuar sot masakrën e Belegut.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj është shprehur se e vërteta e Kosovës janë varret masive nëpër tërë vendin.

Haradinaj thotë se sot 20 vjet më vonë, do ta vazhdojë betejën për zbardhjen e fatit të të gjithë martirëve, dhe se nuk do të ndalet deri sa të gjendet eshtrat e secilit të zhdukur.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

E vërteta jonë janë varret masive në tërë Kosovën. Liria e atdheut tonë mban emrin e secilit nga martirët e Belegut dhe tërë Kosovës. Duke qenë se shumica e të vrarëve në Beleg konsiderohen të zhdukur të luftës kjo masakër e ka edhe dimensionin e saj më të dhimbshëm, sepse shumica nga 46 të ekzekutuarit nuk e kanë ende një varr të shënjuar në këtë tokë, për të cilën ata janë sakrifikuar. Sot, njëzet vjet më vonë, ne e vazhdojmë betejën për zbardhjen e fatit të të gjithë martirëve dhe nuk do të ndalemi deri sa të gjenden eshtrat e secilit njeri të Kosovës, të vrarë në luftë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme