Haradinaj: Së shpejti do ta shohim ushtrinë e Kosovës

E hënë, 24 Tetor 2016  –  Sakte.net

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se KFOR-i nuk do të largohet nga Kosova për shkak se vendi nuk ka aftësinë e vetëmbrojtjes.

Kjo, sipas deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj tregon se procesi i transformimit të FSK-së në FAK do të ndodhë së shpejti.

“Edhe pse vonë, sot ambasadori Amerikan ishte më i qartë se të gjithë zyrtarët e Kosovës ku mes tjerash tha,se Kosova e ka të ardhmen e vet në rrugën e vet Euroatlantike në krijimin e kapaciteteve të veta të sigurisë..!!! Duke marrë parasysh edhe investimin e SHBA së në forcimin e FSK-së jam i bindur se ky është proces shumë i shpejtë ku do ti shohim Forcat e Armatosura të Kosovës”, është shprehur Haradinaj për “Indeksonline”.

Ai ka thënë se NATO është garantim për paqe dhe stabilitet në rajon, por që krijimi i Forcave të Kosovës do të ishte lehtësim edhe për vetë NATO-n.

“Megjithatë NATO duke qenë në Kosovë dhe Rajon është garantuese e Paqes dhe Stabilitetit..!!! Krijimi i Forcave tona është edhe përforcim i Paqes nê Rajon dhe lehtësim i madh për NATO-n”, ka thënë tutje ai.

Ndryshe, Delawie dje është shprehur se transformimi i FSK-së në FAK do të përfshijë të gjitha elementet kushtetuese të FSK-së në ushtri të Kosovës./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme