Mustafa: Demarkacioni pengoi punën e Qeverisë

E hënë, 24 Tetor 2016  –  Sakte.net

Kryeministri Isa Mustafa po merr pjesë në Seminarin e NATO-s në Prishtinë, ku ka folur ndër të tjera edhe për Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave serbe

Mustafa deklaroi se si pasoja e Demarkacionit dhe veprimeve të dhunshme, duke aluduar në opozitën, është penguar puna e Qeverisë, transmeton lajmi.net

Kryeministri ka thënë se Qeveria është e bindur se vija kufitare është shënuar që është kufizuar më parë krahina e Kosovës me Malin e Zi dhe “jemi të sigurt që s’kemi humbur asnjë centimetër tokë, ndërkaq opozita pretendon se kemi humbur rreth 8 mijë e 200 hektarë tokë”.

Mustafa ka shtuar se Asociacioni do të themelohet në bazë të marrëveshjes dhe mendimit të Gjykatës Kushtetuese. /lajmi.net