Sipas njoftimit të Qeverisë konferenca do të mbahet nga ora 14:30 në ndërtesën e Qeverisë.
Të premten Haradinaj ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel, ku është diskutuar për përmbushjen e kritereve të dala nga kjo marrëveshje dhe agjendën evropiane.
Pas këtij takimi ishte planifikuar që të mbahet një konferencë për media, mes Haradinajt dhe Përfaqësues së lartë të BE-së Mogherini, por që ishte anuluar, njofton lajmi.net.
BE kishte thënë se kjo konferencë u anulua për shkak të agjendës së Mogehrinit, por meidat serbe kishin raportuar se zyrtarja e BE-së, kishte anuluar konferencën për shkak se kishte pas mospajtime me kryeministrin Haradinaj.
Por, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, kanë mohuar një mosmarrëveshje të tillë./Lajmi.net/