Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar rreth gjasave të kalimit të Shpend Ahmetit në partinë e tij.
Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që kryetari i Prishtinës, pas largimit nga Lëvizja Vetëvendosje, t’i bashkohet AAK’së në të ardhmen.
Ai ka thënë në televizionin T7 se AAK dhe Ahmeti kanë raporte të mira.
“Nuk e mohoj që kemi raporte të mira, jemi kolegë të mirë, jemi në koalicion në Prishtinë”, ka theksuar Haradinaj.
“E respektojmë shumë, do ta përkrahim në qeverisjen e Prishtinë”, ka thënë Haradinaj.
“Si do të pozicionohet zotëri Ahmeti në të ardhmen, do ta shohim”, është shprehur ai.