Haradinaj takohet me Minxhozin, flasin për zgjedhjet e Kosovës

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Haradinaj ka thënë se me Minxhozin ka biseduar për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, si dhe rëndësinë e krijimit të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

“Theksova rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë në Facebook. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme