Haradinaj takon drejtorin e CIA-s, flasin për sigurinë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar Drejtorin e CIA, Mike Pompei.

Haradinaj ka thënë se me Pompei, ka biseduar për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë.

“Pata nderin të takoj Drejtorin e CIA-s, Mike Pompei, me të cilin biseduam për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë. Kosova dhe ShBA janë partnerë strategjikë në shumë fusha e posaçërisht në atë të sigurisë”

“Kosova është e bekuar që nuk është e vetme në ballafaqim me sfidat rajonale dhe globale”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Gjatë ditës, në qëndrimin e tij në SHBA, Haradinaj ka takuar edhe Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë, Wess Mitchell, me të cilin ka diskutuar për domosdoshmërinë e rritjes së rolit amerikan në rajonin e Ballkanit. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme