Haradinaj tenton të instalohet si unifikues, i fton për takim liderët nesër në ora 14:00

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se Kosova ka përpara vetes mundësinë e unifikimit në dy tema.

Ai thotë se e para është ecja përpara me Amerikën apo pritja e Evropës.

Tutje, ai thotë se mundësi e dytë është taksa, për të cilën disa kërkojnë suspendim derisa disa heqje pa kushte.

Lidhur me këtë ai ka ftuar nesër për në ora 14:00 në takim kryetarët e partive politike.

“Qëndrimi im dhe i AAK-së është se taksa duhet të mbahet deri në njohje në kufijtë ekzistues nga Serbia. Për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës, nesër në ora 14:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kam ftuar takimin e kryetarëve të partive parlamentare. Uroj që të mos refuzohet bashkimi e përpjekja për unitet, në këtë moment vendimtar për vendin”, ka thënë Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme