Haradinaj: Thaçi dhe Mustafa, kukulla të Serbisë

Ne prag te takimit te Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, i pari qe pas tensioneve te javëve te fundit, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar qe te vendoset një dialog i besueshëm mes palëve. Ndryshe nga shume zera opozitare qe këmbëngulin ne ndërprerjen e bisedimeve, Haradinaj ne nje interviste per “Deutsche Welle” thote se ai nuk duhet t’u shërbejë interesave te politikaneve.

“Ka disa vjet që ankohem se ky dialog është kthyer në abuzim. Ky është më shumë një dialog i arsyetimit të kastave politike në të dyja anët dhe deri diku në shërbim të politikave ditore herë të njërit e herë të tjetrit, për qëllime të brendshme politike. Rreziku në Ballkan vjen nga kastat e korruptuara dhe të kriminalizuara politike, të cilat bashkveprojnë për mbetje në pushtet. Dialogu duhet të hiqet nga këto axhenda. Nëse dialogu shërben për mbajtjen e dikujt në pushtet andej apo këndej, kjo është shumë e rrezikshme për rajonin”.

Haradinaj thotë se teme kryesore e bisedimeve duhet te jete njohja e shtetit te Kosovës. Edhe ne nje koment ne rrjetet sociale ai akuzon presidentin Thaçi dhe kryeministrin Mustafa si kukulla qe kane pranuar te ulet me drejtuesit serbe ne nje situate te tille.

“Që të ulësh në një tavolinë bisedimesh me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd. të pranosh të ulesh e të dialogosh me Serbinë, në këto rrethana e në kohën e një kundërshtimi kaq të madh popullor kundër një dialogu pa kushte, do të thotë të mos e përfaqësosh popullin”.

Haradinaj qe ndodhet ne liri me kusht ne France, ndonëse i befasuar me qëndrimin e autoriteteve franceze, është i bindur se nuk do te ekstradohet ne Serbi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme