Haradinaj thotë se me përfaqësuesit e SBASHK-ut do të punojnë në trajtimin e kërkesave të tyre

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të takohet me përfaqësuesit e SBASHK-ut, për të diskutuar lidhur më kërkesat e tyre.

Ai ka thënë se njohja e kontributit të mësimdhënësve të viteve të 90-ta është e një rëndësie të veçantë.

“Duke marrë parasysh sakrificën e të gjitha segmenteve të shoqërisë sonë, Qeveria e Kosovës ishte dhe mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të lirisë. Tashmë një pjesë e këtyre kategorive kanë mbështetjen e plotë ligjore”.

“Në këtë frymë të përkushtimit, njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka poashtu një rëndësi të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e rezistencës sonë”.

“Gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe bashkërisht me ta do të punojmë në trajtimin e kërkesave me qëllim të realizimit të tyre, por edhe në përmbushjen e obligimeve tona si shtet”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Për sot SBASHK ka bërë thirrje që orët e para mësimit të ndërrimit të paradites dhe pasdites mos të mbahen si shenjë proteste për mos plotësimin e kërkesave të tyre./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme