Në një konferencë rreth agjendës europiane të reformave të organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, kreu i ekzekutivit i bëri thirrje BE-së që t’i intensifikojë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën në fazën e re të zhvillimeve.
“Dëshirojmë ta kërkojmë statusin e kandidatit, por statusin e kandidatit meritor. Presim që vitin e ardhshëm të aplikojmë prandaj kërkojmë marrëdhënie bilaterale më intensive me BE-në”, tha Haradinaj gjatë kësaj konference.
Ai tha se anëtarësimi i Kosovës në BE “nuk ka alternativë”, shkruan kallxo.com.
Por Haradinaj e pranoi se vendimet e institucioneve të Kosovës po hasin në vështirësi në zbatimin e tyre në praktikë.
“Kemi vështirësi të shumta në zbatimin e vendimeve të marra. Nuk e them për ta kritikuar qeverinë e sotme apo të ardhshme, por duhet ta përmirësojmë këtë”, shtoi Haradinaj.