E shtune, 29 Tetor 2016 – Sakte.net
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se subjekti i tij politik, po përgatitet për zgjedhje. Ai ftoi të gjithë qytetarët e Prizrenit, që t’i bashkohen AAK-së.
“Zgjedhje e ardhshme, janë instrumenti kryesor i ndryshimeve pozitive në vendin tonë i cili ndodhet aktualisht në shumë situata të ndjeshme si pasojë e keqqeverisjes dhe mosfunksionimit të duhur të institucioneve, duke përmendur në radhë të parë gjyqësorin”, tha Haradinaj në Prizren,transmeton TVPZ.
Kryetari i Degës së AAK-së, Lulzim Kabashi, tha se ky subjekt politik kohëve të fundit është duke u fuqizuar dukshëm, dhe duke marrë parasysh veprimtarinë e shumë aktivistëve të cilët aktualisht kanë pushuar aktivitetin e tyre.
“Ne jemi të gatshëm që të vijojmë bashkëpunimin për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, tha Kabashi.