Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas themelimit të ushtrisë është prononcuar për media ku ka uruar të gjithë qytetarët. Tha se ushtria s’do të përdoret kundër popullit as në Veri as askund.
Shtoi se ushtria është e të gjithëve.
“Është ushtri e të gjithëve, për paqe do të jemi gjithnjë. Nuk është ushtri mu kthy kundër popullit të vet si në jug si në veri janë në shtëpi të vet. Ushtria e Kosovës kurrë sdo të përdoret kundër tyre”, tha Haradinaj.