Z. Haradinaj, AAK-ja ka qenë më e zëshmja për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Deri më tash kundërshtimi i partisë së cilës i takoni është dëgjuar. Çfarë do të ndodhë nëse kalon Demarkacioni në formën aktuale?
Haradinaj: Po fillimisht unë kam besim të plotë tek kolegët e mi deputetë, që ata do të votojnë kundër, Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo për shumë arsye, por më kryesorja është që tani po thuajse të gjithë e kanë kuptuar, se versioni aktual është gabim. Ne besojmë që do rinegociohet me Malin e Zi, kjo marrëveshje nga një komision i ri.
Tashmë,ju si AAK, jeni në mes të dy zjarrëve: nëse nuk e votoni Demarkacionin, Kosova e humbet të drejtën e liberalizimit të vizave dhe njëkohësisht nëse kalohet Demarkacioni, Kosova humbet mijëra hektarë tokë. Si do të veproni?
Haradinaj: Vendosja e kushteve të një pas njëshme për Kosovën, është dëshmia ma e saktë, se në çfarë shkalle të seriozitetit janë institucionet përgjegjëse. Populli ynë është popull Evropian dhe si i tillë do të duhej të trajtohet. Vendosja e kufijve është interes i popullit dhe lidershipit të këtij vendi, e jo e një partie politike. Për këtë arsye ne jemi më shumë se të bindur se versioni aktual nuk mundet të kalojë. Populli ynë tash e sa kohë e meriton lëvizjen e lirë. Demarkacioni nuk duhet të jetë kusht për liberalizim, pasi kemi shtete të EU –së, që akoma nuk i kanë zgjidhur kufijtë ndër shtetërorë./Bota Sot