Hareetz: Një helikopter izraelit që gjuante militantët e Hamasit në festivalin e muzikës elektronike, kishte vrarë gabimisht disa civilë

Gazeta izraelite Hareetz raportoi, duke cituar një hetim policor, se Hamasi nuk kishte planifikuar paraprakisht sulmin në festivalin e muzikës Nova më 7 tetor, dhe se helikopterët ushtarakë izraelitë vranë civilë në të shtëna pa dallim.

Një burim i tha Haaretz se hetimi i tyre policor tregon se një helikopter i IDF-së qëlloi mbi anëtarët e Hamasit pasi mbërriti në vendngjarje. Ndërsa synonte autorët, helikopteri goditi edhe vizitorët e festivalit, transmeton Telegrafi.

“Hetimi mbi incidentin zbuloi se një helikopter ushtarak izraelit që mbërriti në vendngjarje nga baza Ramat David, qëlloi në drejtim të terroristëve dhe thuhet se goditi edhe disa nga pjesëmarrësit e festivalit të muzikës elektronike”, thuhet në raportin e lajmeve, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar të policisë.
 364 njerëz u vranë në festival, një e treta e vdekjeve në sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor. Vlerësimi i sigurisë izraelite është se Hamasi nuk kishte njohuri paraprake për festivalin Nova pranë kibucin Re’im, dhe se shënjestroi atë spontanisht pasi depërtoi në kufirin e Gazës, raporton Haaretz.

Sipas burimeve policore, festivali ishte planifikuar fillimisht për të enjten dhe të premten, ndërsa dita shtesë e së shtunës është shtuar vetëm të martën e asaj jave, me kërkesë të organizatorëve. Ndryshimi i minutës së fundit përforcon vlerësimin se Hamasi nuk ishte në dijeni të ngjarjes.

Një gjetje që mbështet këtë vlerësim, sipas policisë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të sigurisë, është se operativët e parë të Hamasit mbërritën në vend nga autostrada 232, jo nga drejtimi i kufirit. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme