”Harrohet” korrigjimi i kufirit me Malin e Zi

Edhe një muaj bëhet një vit prej kur është ratifikuar në Kuvend marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, bashkë me aneksin që parasheh korrigjimin e saj.

Por, asnjë hap nuk është marrë deri më tani dhe kryeministri Ramush Haradinaj thotë se kjo bëhet për arsye strategjike. Por, analistët politikë nuk presin korrigjim.

“Asnjë milimetër e territorit të Kosovës nuk duhet të mbetet jashtë kufijve të saj. Dhe ne këtë do t’ia kërkojmë kryeministrit për çdo ditë.

Këtë paralajmërim e kishte bërë Kujtim Shala, i LDK-së, para një viti, në seancën kur u ratifikua marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi. Por, korrigjimi i kufirit nuk ka nisur ende. Këtë ia kujtoi kryeministrit Ramush Haradinaj, të mërkurën në një tryezë, edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Nuk ndodhi korrigjimi i kufirit me Malin e Zi, siç u pat premtuar, kur u mor vota e deputetëve në Kuvend, me rastin e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi. Nuk ndodhi ai korrigjim”, tha Kurti.
Kryeministri Ramush Haradinaj të martën pas mbledhjes së Qeverisë, i quajti strategjike arsyet pse ende nuk është bërë korrigjimi i kufirit me Malin e Zi.

“Nuk kemi bërë veprime sa i përket shënjimit të kufirit ende, pra ka mbetur gjendja e mëhershme. Arsyet i kemi strategjike, nuk po duam të nxitojmë”, tha Haradinaj.

Ndërsa analisti politik, Blerim Burjani, nuk pret të ketë korrigjim, ndërsa e quan humbje kohe marrëveshjen për korrigjimin e kufirit.

“Të gjithë e dimë që ka qenë një lojë politike më tepër për të arritur një konsensus dhe një zgjidhje e problemit të demarkacionit në Kosovë, sesa një korrektim apo marrëveshje e saktë e Malit të Zi me Kosovën për këtë temë. Të gjitha e dimë që kjo temë ka përfunduar në Austri, kur është nënshkruar marrëveshja”, tha Burjani për Radio Kosovën.

Afati për korrigjimin e kufirit është dyvjeçar, ndërsa tashmë ka mbetur edhe një vit që kjo të bëhet. Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit, Shpejtim Bulliqi, nuk ka dashur të flasë për këtë temë, ndërsa kohë më parë i ka thënë Radio Kosovës se komisioni e ka mbaruar punën dhe është në pritje të hapjes së mundësisë për të dialoguar me palën malazeze për këtë çështje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme