Hasanbegu, mjerimi dhe padrejtësitë që e përcollën edhe në tragjedi

Lagja e Hasanbegut kufizohet me fshatin Stajkoc. Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 23,915 banorë nga të cilët 8,818 ishin Shqiptarë, 12,499 maqedonas dhe të tjerë. Hasanbegu pas përmbytjeve të 6 gushtit ngjanë me një vend apokaliptik. Fshati Hasanbeg i Shkupit është përmbysur i tëri dhe i ngjanë një varreze masive. Nga të gjitha anët mund të vërehet shkatërrimi nga përmbytja. Tani, banorët përballen me rrezikun e përhapjes së epidemive, ndërsa në spitalin shtetëror të Shkupit nuk ofrojnë të dhëna të sakta se sa banorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

E, derisa mungon ndihma institucionale për banorët e Hasanbegut, në fshatin fqinjë, Stajkovc, i cili është i banuar kryesisht me maqedonas, janë mobilizuar të gjitha organet shtetërore duke përfshirë edhe policinë, ushtrinë, ndihmën e shpejtë që iu qëndron në dispozicion 24 orë.

Komuna e Haraçinës është komunë që shtrihet në pjesën veriore të Maqedonisë.  Komuna e Haraçinës, u formua si Komunë në vete në vitin 1996, prej kur u nda fizikisht prej Komunës së mëparshme të Gazi Babës, mirëpo jo edhe sa i përket taksave administrative.

Komuna përfshin katër (4) vendbanime edhe ate: v.b. Haraçinë me 2.250 familje, v.b. Orllancë me 140 familje, v.b. Grushinë me 180 familje, v.b. Mojancë me 50 familje. Komuna përfshin gjithsej 30 km2 sipërfaqe (sipas ndarjes së re teritorijale) dhe numrohet si njëra ndër më të voglat Komuna sipas sipërfaqes në Republikën. Haraçina është Komunë e dendur me banorë rreth 15.000 banorë (situatë momentale), kurse dendësia mesatare e banorve është afër 500 banor në 1 km2. Popullata e Komunës është me përbërje të ndryshme nacionale- të përzier, ku 98% janë prej nacionalitetit shqiptarë, 2% janë prej nacionalitetit maqedonas. Komuna e Haraçinës është nga më të varfërat në Shkup. Aktualisht, kryetar i Komunës është Brahim Ajvazi nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ish kryetari i Haraçinës, Bastri Bajrami kohë më parë deklaroi se për më tepër se 50 vite nuk është investuar në infrastrukturën e Haraçinës dhe se paratë e taksapaguesve janë shfrytëzuar për komunën e Gazibabës. Ai ka thënë se përkundër paralajmërimeve të shumta që ekizstojnë të evidentuara me shkrim lidhur me rrezikun dhe pasojat që sjell rrjeti i vjetëruar i kanalizimit, haraçinasit janë injoruar në vazhdimësi nga pushteti qendror pjesë e të cilit është edhe partneri shqiptar, BDI./@ Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme