Hashim Thaçi: Edhe këto zgjedhje do të jenë të lira e demokratike!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar Drejtorin e Policisë Rashit Qalaj, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhuni. Me drejtuesit e institucioneve të sigurisë e të drejtësisë , Thaçi ka biseduar për gjendjen e sigurisë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.

Siç thonë nga Presidenca, Thaçi ka pohuar se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira e demokratike. Presidenti ka vlerësuar procesin e deritanishëm si të mirë dhe pa incidente që do të cenonte procesin elektoral.

“Jam i sigurt se edhe këto zgjedhje do të jenë të lira e demokratike”, është shprehur presidenti Thaçi duke shtuar se “edhe këto zgjedhje do t’i përmbushin të gjitha standardet më të larta”.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në këtë takim, drejtori Qalaj e ka njoftuar Presidentin se Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie dhe është në koordinim të plotë me institucionet e tjera për të garantuar siguri të plotë në ditën e zgjedhjeve.

Edhe Kryeprokurori Lumezi ka njoftuar se do të ketë prokurorë në gjendje gatishmërie në çdo qendër rajonale, në tërë Kosovën, si dhe koordinim me të gjitha institucionet që të reagohet menjëherë nëse për këtë do të shfaqet nevoja.

Në njoftimin nga presidenca thuhet se drejtori i AKI-së Maxhuni ka njoftuar se Agjencia vazhdon të monitorojë gjendjen dhe të vlerësojë kërcënimet për sigurinë.


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme