Sonte në Zona B në Klan Kosova do të jetë i ftuar presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Ai do të flas ekskluzivisht për nismën e së premtes në Kuvendin e Kosovës lidhur me zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Çfarë mendon presidenti a do të zhbëhet kjo gjykatë?
Si do të ndikonte një hap i tillë në raportet me ndërkombëtarët?
A do ta izolonte Kosovën shfuqizimi i Ligjit për Specialen?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje të tjera i merrni sonte në intervistën ekskluzive të të parit të vendit, Hashim Thaçi për këtë temë.
Ndiqeni me fillim nga ora 21:00.