Haxhiu kundërshton rritjen e mëditjeve për deputetët

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka kundërshtuar hartimin e projektligjit për paga që ka qëllim rritjen e shtesave për deputetët.

Haxhiu ka thënë se “Në kohën kur qytetarët e Kosovës po luftojnë me varfërinë dhe mjerimin, Qeveria, planifikon rritjen e standardit për vete dhe deputetët e Kuvendit”, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Haxhiut:

“Qeveria paska hartuar projektligjin për pagat i cili ndër të tjera paska për qëllim rritjen e shtesave për deputetët, kushedi se edhe çfarë përmban tjetër!

Në kohën kur qytetarët e Kosovës po luftojnë me varfërinë dhe mjerimin, Qeveria, planifikon rritjen e standardit për vete dhe deputetët e Kuvendit.

Janë më shumë se 40% e qytetarëve të papunë dhe afër 20% në varfëri ekstreme dhe në vend të ndërrmarjes së veprimeve për zbutjen e papunësisë dhe varfërisë, këta tentojnë të pasurojnë edhe më shumë veten dhe deputetët.

Nuk i dimë detajet tjera të këtij projektligji, por nëse i njëjti do të procedohet në këtë mënyrë, duhet të kundërshtohet!

Shtrohet pyetja se pse deputetët (edhe tani) kanë edhe pagë të lartë por edhe shtesa në komisione dhe seanca?!
Kjo duhet të ndërpritet sa më parë!” (sic.), ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme