Me rastin e ndërrimit të motmoteve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ua ka uruar të gjithë qytetarëve dhe bashkatdhetarëve Vitin e Ri 2017. Në mesazhin e urimit thuhet:
“Uroj që viti i ardhshëm të jetë vit më i begatshëm, më i shëndetshëm dhe më me shumë mirësi për të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit, për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, për bashkatdhetarët tanë në Europë e Amerikë.
Uroj nga zemra që viti 2016 të jetë mësim dhe që 2017-ta të jetë vit më i mbarë edhe në kuptimin e investimeve më të mëdha që Gjilani po pret të hyjë dhe në mundësitë që të ketë më shumë punë dhe më shumë begati për çdo familje.
Me këtë rast, apeloj tek të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit që të festojnë me dinjitet ndërrimin e moteve. Gëzuar 2017!”, thuhet në urimin e kryetarit Hazir