Haziri: Haradinaj pagoi 300 mijë euro për të shpronësuar një shtëpi në Hade

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka adresuar kritika ndaj qeverisë aktuale të vendit, për shpronësimet në Hade, të cilat do t’i hapin rrugë Korporatës Energjetike të Kosovës për gërmim të thëngjillit.Haziri, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, ka thënë se qeveria e Ramush Haradinajt ka shpenzuar pesëdhjetë herë më shumë për shpronësime sesa që ka planifikuar qeveria e paraardhësit i tij, Isa Mustafa.“Kjo është shumë lehtë, nëse e blen një shtëpi 300 mijë euro, në vend të 52 mijë euro, sipas vlerësimit të parë. E keni çuar në 300 mijë euro, natyrisht që e kryeni për një javë ditë”, ka thënë Haziri, teksa ka debatuar në një studio televizive me nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.

“I njëjti Komision shtetëror e ka vlerësuar 52 mijë euro, i njëjti Komision kur keni ardhur ju e ka bërë 300 mijë euro”, ka deklaruar Haziri në “Rubikon” të KTV’së.E Gjini, që udhëheq Komunën e Gjakovës, ka justifikuar veprimet e qeverisë Haradinaj.“Ju keni mundur të shpenzonit dhjetë herë më shumë për të blerë rrymë në Serbi”, ka thënë Gjini.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme