Haziri ia vazhdon mandatin drejtorit me aktakuzë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë prezantimin e ekipit të ri të drejtorëve komunalë.
Haziri që po e udhëheq Gjilanin në mandatin e dytë është ndër Kryetarët e fundit të komunave që po e kompleton ekipin pas zgjedhjeve komunale.

Në ekipin e ri të drejtorëve komunalë për mandatin e dytë Naser Korça është ri-emëruar si Drejtor i Shërbimeve Publike.

Muajin e kaluar ndaj Korçës është ngritur aktakuzë për Keqpërdorimin e Detyrës Zyrtare.

Sipas aktakuzës së siguruar nga KALLXO.com, Naser Korça, drejtori i Shërbimeve Publike, gjatë periudhës nga nëntori i vitit 2016 në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, ose nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, apo i ka shkaktuar dëm personit tjetër ose seriozisht i ka shkelur të drejtat e personit tjetër, në atë mënyrë që ka lejuar të operojë në disa biznese hoteliere në mënyrë të kundërligjshme duke shfrytëzuar hapësirat publike- trotuaret të cilat gjenden para lokaleve hoteliere për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

Aktakuza ishin ngritur edhe për dy ish-drejtorë të Gjilanit, Valon Shefkiu dhe Salih Kqiku, të cilët nuk janë emëruar si drejtorë në këtë mandat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme