Haziri: Programi kombëtar, pikë e përbashkët me LVV-në

Lutfi Haziri për takimin e mbajtur me LVV-në ka thënë se ishte takim, në të cilin u diskutuan politikat programore të të dyja partive. Ai thotë se të dyja partitë kanë hapur një kaptinë të re duke lënë pas të gjitha kundërshtimet që i kishin në legjislaturën e kaluar. “Është takimi i dytë, ka të bëjë me politikat programore të dyja partive. Do të shohim se sa do të arrijmë t’i përafrojmë këto dallime programore që i kemi. Tani është kaptinë e re dhe të shohim se si do ta ndërtojmë rrugën e bashkëpunimit. Besoj se prej të dyja palëve ka sens politik për t’u përafruar e jo për t’u larguar”, ka thënë ai për Zëri

I pyetur për të përbashkëtat e gjetura deri më tani me LVV-në, Haziri përmendi programin kombëtar si njërën nga pikat e përbashkëta të të dyja partive. “I përbashkët është legjitimiteti i shumicës shqiptare që ua ka dhënë populli të dyja partive politike, LDK-së dhe LVV-së. Ne bashkërisht e përfaqësojmë shumicën shqiptare në Kuvend dhe e dyta që është jo më pak e rëndësishme, është programi kombëtar apo zgjidhja e problemit të shqiptarëve në Ballkan dhe natyrisht vullneti për ndryshim. Ne e kemi kuptuar mesazhin nga qytetarët që duhet të ketë ndryshime në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa për deputetët për të cilët u përfol se do të votojnë pro kandidatit të PAN-it për kryeministër, ai tha se janë paragjykime pasi deputetët po punojnë bashkërisht. “Sa i përket LDK-së ne e kemi qëndrimin e qartë jo vetëm deputetët e LDK-së, por edhe të AKR-së dhe të Alternatives janë duke punuar bashkë dhe po përgatiten për konstituimin e Kuvendit”, ka përfunduar Haziri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme